NP Komunale Strugë
Të gjithë jemi përgjegjës për pastërtinë e qytetit të Strugës. Papastërtia në qytet nuk varet vetëm nga ne.
Fjala e drejtorit Iqmet Islami
Struga- qytet në pjesën jugperëndimore të RMV dhe si qendër administrative e komunës me të njëjtin emër. Qyteti I Strugës shtrihet në rrafshinën e Fushës së Strugës në dy brigjet e lumit Drin i Zi dhe në bregun verior të Liqenit të Ohrit. Ka 16.559 banorë (2002) dhe gjendet 171 km në jugperëndim të kryeqytetit Shkup. Në kuadër të punës së saj NP Komunale Strugë i kryen punët e saj në përputhje me Ligjin për ndërmarrjet publike,Ligjin për veprimtaritë komunale,Ligjin për menaxhimin e mbeturinave dhe Ligjin për pastërtinë publike.
Serviset
Mirëmbajtja e pastërtisë publike
Organizimi për kryerjen e veprimtarive të rregullta
Mirëmbajtja e parqeve publike dhe gjelbërimit
Tregu i qytetit
Menaxhimi i varrezave dhe fidanishtes
Historia e NP Komunale Strugë
NP ‘’Komunale‘’ Strugë është ndërmarje publike lokale, e organizuar për kryerjen e veprimtarive komunale në territorin e Komunës së Strugës . Çdo vit NP Komunale përgatit program për punën me çka arrihet planifikimi i punimit si dhe kontrolli i rregullt për kryerjen e aktiviteteve të planifikuara me qëllim të realizimit të nevojave të qytetit dhe popullatës si dhe nevojave të veçanta të cilat paraqiten në Strugë si qendër turistike .
Në kuadër të punës së saj NP Komunale Strugë i kryen aktivitetet e saja në përputhje me Ligjin e ndërmarrjeve publike , Ligjin për veprimtari komunale , Ligjin për menaxhimin e mbeturinave dhe Ligjin e pastërtisë publike.
Organizimi dhe mirëmbajtja e përditshme e pastërtisë në qytet, mirëmbajtjen e gjelbërimit, funksionimin e rregullt të tregut të qytetit, mirëmbajtja e varrezave të krishtera të qytetit dhe shërbimet e shërbimeve të nevojshme të cilat janë veprimtaritë fillestare të cilat I udhëheq NP Komunale Strugë.