Për Drejtorin

Fjala e drejtorit Iqmet Islami

Struga- qytet në pjesën jugperëndimore të RMV dhe si qendër administrative e komunës me të njëjtin emër.
Qyteti i Strugës shtrihet në rrafshinën e Fushës së Strugës në dy brigjet e lumit Drin i Zi dhe në bregun verior të Liqenit të Ohrit. Ka 16.559 banorë(2002) dhe gjendet 171 km në jugperëndim të kryeqytetit Shkup.

Në kuadër të punës së saj NP Komunale Strugë i kryen punët e saj në përputhje me Ligjin për ndërmarrjet publike,Ligjin për veprimtaritë komunale,Ligjin për menaxhimin e mbeturinave dhe Ligjin për pastërtinë publike.

Mirëmbajtja e përditshme e pastërtisë në qytet, mirëmbajtjen e gjelbërimit, funksionimin e rregullt të tregut të qytetit, mirëmbajtja e varrezave të krishtera të qytetit dhe shërbimet e shërbimeve të nevojshme të cilat janë veprimtaritë fillestare të cilat i udhëheq NP Komunale Strugë.